“Ruajtja e fshehtësisë, problematike!”, ambasadori i OSBE kritikon zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet në Shqipëri priten të mbahen më 11 maj të vitit 2025, pas dekretimit të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Lidhur me këtë vendim dhe zhvillimet e rëndësishme që pritet të pasojnë gjatë 5 muajve të ardhshëm, ka folur këtë të mërkurë ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.

Teksa u përqëndrua kryesisht në lirinë thelbësore të zgjedhjeve dhe në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent, Tarran vuri në dukje sfidat me të cilat përballet sistemi zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar se ruajtja e fshehtësisë së votimit ka sfidat e saj.

‘Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori në fjalën e tij.

Tarran vijoi më tej duke nënvizuar se procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.

“Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri përballet me sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë QV”, shtoi ai.

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV