E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e vitit të ardhshmën.
Lojtari i cili aktivizohet me Empolin, ka patur interes të vazhdueshëm nga disa skuadra të tjera, përfshi këtu dhe gjigandët e Serisë A, Juventus dhe Napoli, ndaj edhe mund të largohet në merkaton e ardhshme të transferimeve.
Kjo e fundit mbetet një pistë më konkrete pasi agjenti e shqiptarit ka dhënë sinjalet e para se një lëvizje nga napoletanët mund të ndodhë për të siguruar shërbimet e Ismajlit. Serxho Mezi ka pranuar për “The Telecarpi” se është në kontakte me Napolin prej kohësh dhe në të ardhmen do të konkretizohen negociatat.
“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në Janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata. Ismajli u kërkua nga Bologna kur trajner kishte Thiago Mottën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”, u shpreh Mezi.
/E.S