Lulzim Bulci, 53 vjeç, është shqiptari që ka humbur jetën në Itali në vendin e tij të punës.
Mediat në Itali raportojnë se ai ra nga një lartësi prej 6 metrash, ndërsa struktura e betonit në magazine ku punonte u shemb. Bulci nuk ia doli ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të personelit mjekësor.
Po ashtu raportohet se ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër, rreth 31-vjeç nga Maroku. Ky i fundit u transportua për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/E.S