Kosovë/ 28 subjekte politike në garë, kush janë më të favorizuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova do ti drejtohet zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt të vitit 2025 dhe subjektet politike kanë nisur nga puna për të dorëzuar aplikimet e tyre për pjesëmarrje.

Siç mësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë 28 subjekte që kanë aplikuar në garën elektorale, teksa mes tyre, 20 janë parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Vëmendjen kryesore në këtë betejë pritet ta marrë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e cila do të ketë përballë saj Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sakaq, nga partitë serbe kanë dorëzuar aplikimin Lista Serbe dhe parti të tjera të komuniteteve pakicë, ndërsa Fatmir Bytyçi do të garojë si kandidat i pavarur.

KQZ do duhet tashmë të konfirmojë listat deri në 25 dhjetor, ndërsa në 7 janar do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve në fletën e votimit. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

/E.S

Të fundit

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët...

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte. Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

Lajme të tjera

Web TV