Njihuni me SwagBot, roboti me AI që pritet të përmirësojë blegtorinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca Artificiale prej vitesh ka shtrirë ndikimin e saj në të gjitha sektoret, teksa një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Australia, më konkretisht në Universitetin e Sidneit, aty ku studiuesit kanë bërë të mundur krijimin e SwagBot, një robot i cili pritet të përmirësojë efikasitetin e blegtorisë.

Sipas këtyre studiuesve, qëllimi i këtij roboti është që të garantojë një mjedis më miqësor për të parandaluar degradimin e tokës.

“Sapo tufa të mësohet me robotin, ajo do ta ndjekë atë nëpër kullota”, tha profesoresha e robotikës në Universitetin e Sidneit, Sala Sukarije, ekipi i së cilës krijoi SwagBot.

SwagBot u lançua për herë të parë në vitin 2016 si një robot i thjeshtë blegtoral i aftë për të përshkuar një terren të ashpër dhe tani është i pajisur me sensorë, inteligjencë artificiale dhe sisteme të mësimit të makinerive.

Një robot në formë lope që punon me bateri tani mund të përcaktojë cilësinë e kullotave dhe të monitorojë shëndetin e bagëtive, më pas ta përdorë atë informacion për të zhvendosur tufën në kullotat më të mira përpara se toka ku ndodhet të shkatërrohet,

Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të viçit dhe ka rreth 30 milionë krerë bagëti. Përdorimi i robotëve në blegtorinë në Australi është veçanërisht i përshtatshëm për vende të largëta ku puna është e vështirë për t’u gjetur.

/E.S

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV