Terapitë “magjike” të kripës/ Altin Joka: Ju tregoj recetën si ta përdorni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Joka, nutricionisti i njohur ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, për të folur për terapinë e kripës dhe mënyrat si njerëzit mund ta përdorin atë për të luftuar sëmundje.

”Ne duhet të dimë që përdorimi i kripës mund të kthehet në terapi shëruese dhe është përdorur gjerësisht nga grekët e lashtë, egjiptianët dhe romakët” tha Altini në fillim të bisedës.

Terapia e kripës quhet ndryshe Haloterapi dhe dikur rekomandohej për fëmijët azmatik apo me probleme pulmonare. Joka ndan dhe formulën e përdorimit të tyre.

”Terapia e kripës vjen në dy forma, me kripë të lagësht dhe kripë të thatë dhe siç kuptohet nga emërtimi, kripa merret në gjëndje të lagësht dhe të thatë, ndërsa të dyja kanë dalë efikase” shtoi Altini.

Po cilat janë disa problematika që kuron terapia e kripës?  E para që është vënë re është që terapia e kripës ndihmon në frymëmarrje dhe ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore dhe të kombinuara me element të tjerë, bën largimin e patogjenëve në ajër, duke larguar dhe problemet patologjike.

“Kërkimet shkencore kanë treguar se grimcat e kripës kanë veti kuruese antiinflamatore që ndihmojnë gjithë sistemin tonë imunitar, madje këto grimca kripe bëjnë që të dalë mukusi nga brenda jashtë trupit. Kjo kripë e thatë mund të kurojë 85% të astmës së lehtë, sipas studimeve shkencore në Shtetet e Bashkuara, sikurse 95% të përsonave që kishin probleme me bronko-pleumonitë. Kripa është gjithashtu efikase për sinuset, sinozitin, bronkitet apo tek ata që përdornin duhan. Efekt shumë të mirë kripa ka shfaqur dhe tek fëmijët që janë më bronshit” theksoi Joka.

Haloterapia është gjithashtu shumë e mirë për problemet e lëkurës, sidomos për aknet, kundër plakjes, për dermatitet, ekzemat. Kërkimet kanë treguar se në një banjë me kripë të detit të vdekur, nëse futet dikush për 15 minuta, fillon rregullohet lëkura dhe problemet e psoriazës dhe akneve. Terapia e kripës lufton dhe esheijakolin, salmonelën, stafilokokun dhe problemet me artritin, apo kockat, këto të pakombinuara me terapi të tjera. Nëse do kombinojmë terapitë, atëherë kemi dhe kombinimin me sauna me kripë të kuqe. Falë Haloterapisë, ulet ankthi, rregullohet frymëmarrja dhe ritmi i zemrës. Deri tani nuk është parë që të ketë efekte anësore terapia e kripës. Për ata që kanë vaska në shtëpi, mund të bëhet hidroterapi duke e mbushur me ujë dhe kripë.

Lexo edhe :  Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

 

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV