Trump me dorë të hekurt, largon nga byroja drejtorin e FBI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

President i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i vendosur për të sjellë ndryshimin pas fitores në zgjedhjet e nëntorit përballë rivales së tij, Kamala Harris.

Menjëherë pa humbur kohë, ai ka zgjedhur të largojë drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, me këtë të fundit që është detyruar të japë dorëheqjen për të shmangur përplasje brenda byrosë. Duket se vendin e tij do ta marrë Kash Patel.

Ky vendim nuk ishte i lehtë sipas Wray, i cili zgjodhi ta bënte këtë për të mbajtur fokusin në misionin e përbashkët, pa krijuar konflikte.

Trump emëroi Wray në vitin 2017, pasi shkarkoi drejtorin e atëhershëm James Comey për skandalin “Russiagate”. Dorëheqja e Wray vjen dy ditë pasi senatori Chuck Grassley, një republikan i Iowa-s, shkroi një letër prej 11 faqesh duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe dështim për të marrë kontrollin e FBI.

/E.S

 

Të fundit

Temperatura të ulëta dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin...

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime të freskëta në organizimin më...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV