14-vjeçari me pistoletë, sociologu: Duhet një zbulues për t’i dalluar këto armë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar rastin e 14-vjeçarit në Vlorë i cili u kap me armë zjarri dhe qindra fishekë.

Ai u ndal në disa këndvështrime por më së shumti theksoi se ka pasur një deformim të edukimit prindëror në familje duke ndikuar drejtpërdrejtë tek sjellja e fëmijëve.

“Duhet parë në dy anë kjo situatë. Ajo çfarë po ndodh është një deformim i edukimit prindëror në familje, rënia e pushtetit të prindërimit në familje si dhe mungesa e komunikimit apo empatisë emocionale për të formuar adoleshentët, në mënyrë që mos ta kenë mendjen tek krimi dhe arma”, tha sociologu në Euronews Albania.

Gëzim Tushi shpjegoi gjithashtu se në këto raste duhet parë familja dhe struktura e saj.

“Zgjerimi i kriminaliteti minor së pari është i lidhur me strukturën e familjes dhe aftësitë e prindërimit e familjes. Në çdo shoqëri insitucioni më i sigurt dhe më ndikues për adoleshentët dhe fëmijët është familja”, shtoi Tushi.

Sipas tij, fenomeni i pajisjes së fëmijëve me armë të ftohta në shkolla është një problem i madh dhe shqetësues, aq sa duhet duhet vënë një zbulues për ti dalluar këto armë.

Për rastin në fjalë të 14-vjeçarit në Vlorë, sociologu e ka parë pozitiv faktin se prindi nuk ka fshehur rastin dhe se ka vepruar drejtë. Ai cilësoi bashkëpunimi që duhet në rastë të tilla mes të gjithë insitucioneve dhe mekanizmave përkatës

“Në momentin që ndikimi edukativ mbi fëmijët është dobësuar, doemos duhen mekanizmat shtesë komplementare siç janë mësuesit, policia, psikologu, juristi. Këta ndikojnë në shëndoshjen e situatës dhe në zbutjen e krimit minor”, tha Gëzim Tushi./  S,M

Të fundit

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lajme të tjera

Web TV