Bënte kërdinë me vjedhje, kapet në flagrancë hajduti ‘serial’ në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26 vjeçar i identifikuar si Marjos Kecaj është kapur në flagrancë nga policia me akuzat e vjedhjes dhe një të mbetur në tentativë.

Në shpjegimet e bëra nga ana e policisë, mësohet se autori ishte mësuar me këtë ‘zanat’ duke u shndërruar në një hajdut serial duke kryer gjithsej 11 vjedhje. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, 26 vjeçarit i është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e sekuestruar nga vetë policia.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 rasteve të disa vjedhjeve të ndryshme dhe i 1 vjedhjeje të mbetur në tentativë, të kryera në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë këtyre rasteve ky shtetas dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë nëpër automjete, skutera elektrikë si dhe shuma parash apo sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/E.S

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV