​Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t’u kthyer në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi sot se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t’u kthyer në Siri, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad-it.

Kancelari Karl Nehammer tha se situata e sigurisë në Siri duhet të rishikohet për të lejuar kthimin e refugjatëve sirianë.

“Austria do të mbështesë sirianët që duan të kthehen në atdheun e tyre me një bonus kthimi prej një mijë eurosh. Vendi tani ka nevojë për qytetarët e tij për ta rindërtuar atë,” ka shkruar Nehammer në rrjetin X.

Kthimi i refugjatëve sirianë kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur derisa të bëhet e qartë se në cilin drejtim do të shkojë Siria.

Tani për tani, qeveria austriake ka njoftuar se do të fokusohet në kthimet vullnetare. Ajo gjithashtu ndaloi përpunimin e kërkesave për azil.

Sirianët përbëjnë numrin më të madh të kërkesave për azil në Austri. Një biletë me një drejtim, klasa ekonomike drejt Bejrutit, pika e zakonshme e nisjes për ata që vazhdojnë nga toka drejt Damaskut, kushton aktualisht të paktën 1 mijë e 66 euro në Turkish Airlines, sipas faqes së internetit të kompanisë./Kosovapress

Të fundit

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregjet financiare globale pësojnë ndryshime

Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë ndryshime të tregjeve globale këtë mëngjes. Sipas mediave të...

Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump mban zotimin dhe tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Duke iu përmbajtur një prej premtimeve të tij elektorale, Donald Trump thotë se po mendon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat që...

I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e Pep Guardiolas

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet...

5 veshjet më të ngrohta dimërore

Kombinojini me çizme dhe mbështilleni menjëherë nw tw ngrohtw. Asgjë më mirë se një fustan dimëror nuk zgjidh pamjet e periudhës dhe përshtatet me...

Paga, bonuse dhe argëtim/ Sa dollarë përfiton Donald Trump si president i SHBA?

Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Ky tregues nënkupton që Donald Trump si president do të...

Lajme të tjera

Web TV