Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira, si dhe reshje shiu, të cilat do të jenë prezente fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar./ e.t