Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.

Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.

Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.

 

Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.

 

Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.

Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.

Lexo edhe :  Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.

Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.

Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë. /VOA/

Të fundit

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun...

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me...

Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë/Gjykata zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton arsyet pse u rrëzua kërkesa...

“Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm”/ 11,7 mln vizitorë të huaj vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht...

Katër zyrtarë dënohen për shkelje tenderash, dënime të pezulluara

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim...

Lajme të tjera

Web TV