Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është ende në vazhdimësinë e ndjekjes së procedurave për të zbatuar pretendimet e Bashkimit Europian në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin me të drejta të plota në familjen e madhe europiane.

Eksperti për çështje e Integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, foli për konferencën Ndërqeveritare, duke u ndalur edhe te rruga drejt integrimit në BE.

Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe se gjithashtu politika e jashtme është në sinkron me BE, duke ia bërë më të lehtë qeverisë shqiptare në mbylljen me sukses të kapitujve.

“Nëse do të vendosen të gjitha energjitë e administratës dhe të shoqërisë objektivi është i mundur sepse situata ka ndryshuar. BE është shumë më mbështetës. Mendoj që është e mundur nëse do të punohet seriozisht në këtë proces. Shqipëria gjithmonë ka pasur situatë pozitive, në dy tre dekadat e fundit nuk është prekur në konfliktet e luftërave, luan rol stabilizues në të gjithë rajonin. Elementi stabilizues ndikon në të gjithë Ballkanin dhe kjo është vlerësuar nga BE dhe kjo bie në sy edhe për faktin se kemi vende si Serbia apo Bosnjë dhe Hercegovina që nuk kanë në përputhje me BE politikat e ndjekura. Do shtoja Samite të nivelit të lartë që janë mbajtur në Tiranë, dhe tregon vlerësime të vazhdueshme që BE i bën Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai.

/E.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV