Ceremonia e inagurimit si president i SHBA-ve/ Mungon Zelensky, Trump shpjegon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky nuk është i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump muajin e ardhshëm, u tha presidenti i ardhshëm gazetarëve të hënën.

Trump, i cili mundi rivalen demokrate Kamala Harris muajin e kaluar, do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar në një ceremoni inaugurimi në Kapitol në Uashington, DC.

Të hënën, Trump mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp që nga fitorja e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët nëse ai e kishte ftuar Zelenskyn, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e ftova”. Ai, megjithatë, shtoi: “Nëse ai do të donte të vinte, unë do të doja ta kisha atë aty.”

Trump u takua me Zelensky këtë muaj në Paris së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime të përqëndruara në krizën e Ukrainës. Trump tha më pas se donte që armiqësitë midis Moskës dhe Kievit të përfundonin sa më shpejt të ishte e mundur.

NBC raportoi më vonë se ekipi i Trump ka punuar shumë për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë që mund të hapë rrugën për bisedimet e paqes. Trump ka kritikuar vazhdimisht administratën e presidentit aktual Joe Biden për trajtimin e konfliktit dhe ka pohuar se armiqësitë nuk do të kishin shpërthyer kurrë fare me të në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave, Trump ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurim. Ftesa thuhet se është bërë në fillim të nëntorit, menjëherë pas fitores së Trumpit në zgjedhje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.

/E.S

Të fundit

Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie...

Trump pezulloi fondet/ OJF-të në Shqipër nisin largimet nga puna të punonjësve!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 Alban Duraj, i cili ka trajtuar rastet e ndërprerjeve të marrëdhënieve të punës me...

Fushata zgjedhore drejt fundit, partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse

Fushatës zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Partitë politike për rreth një muaj shpalosën para qytetarëve programet qeverisëse, e kjo fushatë u karakterizua...

Statistikat/ 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mezi shkruan dhe lexon!

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare...

Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Santorini vijon të mbetet “nën pushtetin” e tërmeteve. Vendi prej javësh është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Mëngjesin e sotëm një tjetër tërmet është regjistruar...

Lajme të tjera

Web TV