Italia me “dorë të hekurt”/ Nga viti 2025, në Milano ndalohet duhani në vendet e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga viti 2025, Milano do të ndalojë qytetarët që konsumojnë duhan në ambiente të hapura.

Sipas medieve kombëtare, bashkia e Milanos, në kuadër të planifikimit të klimës dhe motit, vendosi të zgjerojë fushën e ndalimit të kufizuar të pirjes së duhanit që prezantoi për herë të parë në vitin 2021 për zonat e përbashkëta të jetesës si stadiumet, parqet, varrezat dhe stacionet e autobusëve.

Sipas rregullores së re, konsumimi i cigareve dhe produkteve të duhanit do të lejohet vetëm në zona të caktuara, me kusht që të ketë një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë.

Ata që nuk respektojnë këtë rregull do të gjobiten nga 40 deri në 240 euro.

Disa prodhues dhe tregtarë të duhanit planifikojnë të kundërshtojnë ndalimin e ri në gjykatën rajonale, duke pretenduar se bashkia nuk ka autoritetin për të marrë një vendim të tillë. Një vendim i ngjashëm me atë në Milano u vu në fuqi në Torino, një tjetër qytet industrial në veri, në muajin prill. Bashkia e Torinos ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të hapura kur ka persona të tjerë më pak se pesë metra larg

/E.S

Të fundit

Armëpushimi nga Putin, reagon SHBA: Trump do një armëpushim të përhershëm

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend...

Zbulohet profesioni më tërheqës për partnerë në vitin 2025

Sipas hulumtimeve të reja, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fushat më të dëshirueshme për ata që kërkojnë një partner – duke kombinuar inteligjencën...

Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është vetëm maja e ajsbergut, sepse...

Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët...

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në...

Lajme të tjera

Web TV