Mandati i gjyqtares Zaçaj, shtyhet sërish seanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë sërish seanca për gjyqtaren Holta Zaçaj. Këtë të martë u çel seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares .

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00.

 

Të fundit

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Në kohët e lashta hithra vlerësohej shumë nga mjekët e kohës. Dioskorides dhe Hipokrati, të cilët e zbuluan, e përdorën atë për të trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV