Mazhoranca “fal” gjobat për ndërtimet pa leje, opozita i kthehet: Farsë elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytet dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve.

Bëhet fjalë për shfuqizimin e të gjitha masave administrative nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Qendror të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake.

Në komision u propozua edhe falja e gjobave për banesat individuale në qytet.

“Të anulohen masat administrative të vendosura edhe në zona urbane për qëllime strehimi, pra, jo për pallate, por për shtëpi banimi që përdoren për qëllime strehimi individual të përfshihen në gamën e subjekteve që do të përfitojnë”, tha socialisti Erion Braçe, propozues i këtij projektligji.

 

Demokratët në komision e cilësuan projektligjin si iniciativë për qëllime elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.

 

“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”, tha Edmond Spaho.

“Projekligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues per kategorite ne nevoje mund te shtojme edhe disa nga ketegorite”, shtoi Jorida Tabaku.

Kundërshtive të demokratëve iu përgjigj nismëtari Braçe.

“As kam patur qëllim dhe as e kam përdorur për politikë këtë nismë që kemi përpara sot. Nëse do t’i qëndroj argumentit elektoral duhet t’ju them që për shkak të gjithë pasjes së gjithë pushtetit ekzekutiv ata që i bie të jenë ndëshkuar kanë qenë pala tjetër politike. Nëse do rrimë në aspekt politik më vjen keq ta them nuk janë socialistët që po përfitojnë”, tha ai.

Lexo edhe :  Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Sipas të dhënave vetëm në vitin 2022 llogariten 1492 masa administrative gjobë për disa tipologji ndërtimesh në zonat rurale ndërsa në banesat individuale në qytet nuk ka një shifër.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV