Ministri Balla mesazh në ditën ndërkombëtare të Diasporës: Të ruajmë identitetin kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën ndërkombëtare të diasporës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim Këshillin Kombëtar të Diasporës.

Rëndësia e mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët me prindër shqiptarë kudo në botë, për të ruajtur identitetin kombëtar ishte tema kryesore e këtij takimi.

“Ne duhet t’i garantojmë mundësinë çdo fëmije, me te paktën një prind shqiptar, që të mësojë gjuhën shqipe. Duhet të përdorim mundësitë e reja të komunikimit digjital për mësimin e gjuhës shqipe online. Rrjetet sociale duhet t’i vendosim në shërbim të mësimdhënies shqip” potencoi ministri Balla.

Përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, ministri u tha se gjatë këtij viti, qeveria shqiptare ka realizuar me sukses fazën e parë të programit “Mësues për Diasporën” me zbatimin e tij në Greqi, por duke synuar ta zgjerojë këtë model edhe në vende të tjera ku ka komunitete shqiptare.

 

Në përfundim të takimit, u theksua vendosmëria për të fuqizuar bashkëpunimin me diasporën në promovimin e mësimit të shqipes, por edhe në fusha të tjera si ekonomia apo turizmi ku diaspora mund të kenë një rol të rëndësishëm.

Kujtojmë që Diaspora do të marrë pjesë në votimet për zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Shqipërisë.

/E.S

Të fundit

Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që...

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar të...

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me krijimin e École Hermès des...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Lajme të tjera

Web TV