Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia ka ruajtur marrëdhënie të mira me Shqipërinë

“Për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka një sërë kushtesh. Pra në thelb, ne kemi në dorë se sa shpejt do të integrohet Shqipëria në Union.”, ka thënë ai.

Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u tensionuan  pas arrestimit te Fredi Belerit ne qershor 2023 per shitblerje votash ne zgjedhjet vendore te atij te viti dhe pas burgosjes se tij me vendim te gjykatës se posaçme.

Beleri u lirua këtë vit pas kryerjes se dënimit dhe nga burgu shkoi  në Parlamentin Evropian ku zuri një vend si deputet i partisë konservatore greke te kryeministrit Mitsotakis.

Shqipërisë, ashtu si vendeve të rajonit i është premtuar për vite me radhë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Vendi ynë ka bërë progres te madh në rrugën e integrimit, i cili u vlerësua i paprecedente nga presidenca hungareze e Bashkimit Europian ne konferencën e trete ndërqerveritare të mbajtur ne 17 dhjetor, ku u hap dhe kapitulli gjashte i negociatave, ai për marrëdhëniet me jashtë.

/E.S

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV