Virusi i shpendëve/ Konfirmohet rasti i parë në SHBA, pacienti në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është konfirmuar rasti i parë i infektimit me virusin e gripit të shpendëve në Luiziana, SHBA. Ky rast është konfirmuar të premten ndërkohë sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pacienti është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

CDC tha se një rast sporadik i një sëmundjeje të rëndë të gripit të shpendëve H5N1 te një person nuk është i papritur, siç është përjetuar edhe në shtete të tjera gjatë vitit 2024 dhe viteve të kaluara, duke përfshirë raste që çuan në vdekje. Rasti në Luiziana është i pari që lidhet me shpendët e oborrit, ‘jo-komercialë’.

CDC tha se të dhënat e pjesshme të gjenomit viral nga pacienti i infektuar tregojnë se virusi i përket gjenotipit D1.1, i cili është zbuluar kohët e fundit tek shpendët e egër dhe shpendët shtëpiakë në Shtetet e Bashkuara, si dhe në raste të fundit te njerëzit në Kolumbinë Britanike, Kanada dhe shtetin e Washingtonit.

Ky gjenotip i virusit është i ndryshëm nga gjenotipi B3.13, i cili është zbuluar tek lopët e qumështit. Agjencia shtoi se vlerësimi i gripit të shpendëve për rrezikun ndaj publikut mbetet i ulët.

/E.S

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV