Kina “hedh në det” përbindëshin 40 mijë tonësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka prezantuar anijen e saj të parë sulmuese amfibe të gjeneratës së re, duke forcuar flotën detare që po zhvillohet me ritme të shpejta për të rivalizuar fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Anija e klasit 076, e quajtur Sichuan sipas provincës jugperëndimore kineze, u hodh në ujë gjatë një ceremonie në Shangai, njoftoi Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLAN). E përshkruar si një “aset kyç,” ajo synon të përmirësojë aftësitë operacionale në distanca të largëta dhe të përshpejtojë transformimin e marinës kineze.

Me një zhvendosje të plotë mbi 40 000 ton, Sichuan është një nga anijet më të mëdha të këtij lloji në botë. Ajo përfshin një superstrukturë të dyfishtë dhe një pistë fluturimi të plotë, ndërsa risia kryesore është sistemi elektromagnetik i katapultës. Ky sistem i lejon anijes të lëshojë avionë me peshë më të madhe, duke rritur rrezen e tyre operacionale dhe kapacitetin për të transportuar më shumë armë.

Kina “hedh në det” përbindëshin 40 mijë

Sipas PLAN, Sichuan mund të operojë si me helikopterë, ashtu edhe me avionë pa pilot. Kina posedon një arsenal të avancuar dronësh, përfshirë dronët e fshehtë GJ-11 dhe dronët e zbulimit WZ-7, duke e bërë këtë anije një platformë të fuqishme për operacione ajrore pa pilot.

Përveç kësaj, anija mund të transportojë helikopterë dhe mjete zbarkimi për trupa, duke mbështetur mbi 1000 marinsa. Krahasuar me paraardhësin e saj, anijen e klasit 075, dhe anijet e tjera si ato të SHBA-së apo Japonisë, 076 ofron kapacitet më të madh për operacione amfibe dhe ekspedita.

Analistët ushtarakë e shohin këtë zhvillim si një dëshmi të fuqizimit detar të Kinës dhe synimit të saj për të projektuar ndikim përtej kufijve të saj, ndërsa sfidon supremacinë detare të SHBA-së./E.T

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV