Në një intervistë televizive, eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ndau të dhënat e kërkimeve më të rëndësishme në Google për vitin 2024, duke analizuar interesimin e qytetarëve për politikanët dhe SPAK-un.
Kallanxhi theksoi se një nga fjalët më të kërkuara për këtë vit ka qenë “SPAK”, duke e krahasuar me emrat e politikanëve si Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Nga të dhënat e kërkimeve, Kukësi kryeson me 92% të kërkimeve për SPAK-un, ndjekur nga Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi. Në anën tjetër, qyteti me më pak kërkime për Edi Ramën është Berati, për Ilir Metën është Vlora, për SPAK është Gjirokastra, dhe qyteti me më pak kërkime për Sali Berishën është gjithashtu Vlora. Këto rezultate pasqyrojnë ndjeshmërinë dhe interesin e qytetarëve për ngjarjet dhe zhvillimet politike në vend./K.B