Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.

Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 10 persona, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Po ashtu, të prekur nga zjarret janë edhe disa emra të njohur të shoëbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në një postim të fundit në Instagram, Dua Lipa ka ndarë shqetësimin e saj për situatën e rëndë, duke e cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”.

Ajo ka siguruar gjithashtu fansat se është e sigurt dhe ka mundur të largohet nga qyteti.

“Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në LA. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte që gjej për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për godinat që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që po kalojnë këtë kohë tepër të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkruan Lipa./kb

Të fundit

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Lajme të tjera

Web TV