Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë fondit social.

Ky i fundit ka sjellë një mbështetje për shërbimet komunitare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë. Fondi social gjithashtu mundëson 32 qendra multifunksionale, të cilat preken të gjitha kategoritë në nevojë; 4 shërbime emergjence, kryesisht për gratë viktima të dhunës apo për fëmijët në situata risku; 17 shërbime të specializuara në nivel qarku dhe 2 shërbime asistencë për të moshuar në nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se ky shërbim, i cili ka nisur para gjashtë vitesh, ndikon në përmirësimin e jetës të mbi 44 mijë qytetarëve.

“Në gjashtë vite funksionim, Fondi Social ka siguruar dhe do të vijojë të mbështesë ofrimin e 84 shërbimeve komunitare në 59 bashki dhe 8 qarqe të vendit, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 44 mijë qytetarëve në nevojë. Me angazhimin e 681 profesionistëve dhe një buxhet prej 1.5 miliardë lekësh, ky fond po siguron shërbime të qëndrueshme dhe të aksesueshme për ata që kanë më shumë nevojë”, – tha Koçiu.

KUSH PËRFITON?

“Qëllimi i Fondit Social është kontribuimi drejtpërsëdrejti në ofrimin e shportës së shërbimeve të kujdesit shoqëror, për kategoritë në nevojë në nivel lokal, të përcaktuara në VKM Nr. 518/ 2018, përmes zbatimit të ngritjes së shërbimeve të reja ose përmirësimin e shërbimeve ekzistuese, si pjesë e planeve sociale të bashkive. Kohëzgjatja e kërkesës duhet të jetë në përputhje me parashikimin në planin social. Kohëzgjatja detyruese për kërkesë-projektin e ofrimit të shërbimit është 36 muaj (2025-2027). Shkualifikohen të gjitha aplikimet e reja, të cilat nuk kanë kohëzgjatje 36 muaj”, thuhet në udhëzuesin e MSHMS.

Lexo edhe :  Veliaj jep lajmin e mirë: Mbi 30 mijë pensionistë kanë marrë abonenë falas

Financimi nga buxheti i shtetit do të mbështesë jo më shumë se 90% të kostos për vitin e parë të ofrimit të shërbimeve; jo më shumë se 60% të kostos për vitin e dytë të ofrimit të shërbimeve; 30% në vitet në vijim. Bazuar në programin buxhetor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale planifikohet fondi i kërkuar vetëm paga dhe sigurime shoqërore, si dhe mallra e shërbime përkatësisht në zërat 600, 601 dhe 602, pasi financimi nga ana e ministrisë mundësohet vetëm për këto zëra. Sakaq, në udhëzim thuhet se disa lloje kërkesash nuk do të pranohen, përkatësisht: Kërkesat që kanë të bëjnë vetëm ose kryesisht me sponsorizime për pjesëmarrje në seminare, seminare, konferenca, kongrese.

Kërkesat që kanë të bëjnë vetëm ose kryesisht me programe studimore afatgjata. Kërkesat që përbëhen tërësisht ose në pjesën më të madhe të punëve përgatitore ose studimeve. Blerja e tokës, ndërtesës dhe zyrave, investimet. Projekte që përbëhen nga punimet e rindërtimit dhe rehabilitimit, financim retroaktiv për shërbimet, që janë tashmë në zbatim ose përfunduar, nëpërmjet marrëveshjeve paraprake më donatorë./    S,M

Të fundit

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Lajme të tjera

Web TV