Pas një operacioni kirurgjikal, Kryepeshkopi Janullatos del me sukses nga salla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme, ku iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal.

Operacioni përfundoi pak para orës 18:30, me orën lokale greke, dhe tani ai do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv për një periudhë kujdesi.

Janullatos, 96 vjeç, ka pasur një gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët kanë tentuar ta trajtojnë. Shëndeti i tij është përkeqësuar shpejt, duke kërkuar intubim dhe transferim në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Ai ka qëndruar në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua me avion ushtarak nga Tirana në Athinë. Më parë, ai ishte shtruar në një klinikë në Tiranë, ku u diagnostikua me një virus sezonal, i cili më pas u shndërrua në një infeksion dhe shkaktoi hemorragji.

Transferimi i tij në Athinë ishte i nevojshëm, pasi mjekët e spitalit Evangjelismos, të udhëhequr nga profesoresha Anastasia Kotanidou, janë familjarë me historinë e tij mjekësore. Gjatë ditëve të para pas transferimit, gjendja e tij u stabilizua, por më vonë përkeqësimi i shëndetit ka çuar në një situatë kritike./    S,M

Të fundit

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Lajme të tjera

Web TV