Rama: Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi i parë në rajon për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, nga privatët dhe bizneset. Kështu tha kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi në rrjetet sociale, i cili kërkonte të dinte nëse do të kishte lehtësira për personat që prodhojnë vetë energji përmes kësaj mënyre.

“Prodhojmë 196 MWh, më shumë se katërfishin e Serbisë dhe 10-fishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Rama. “Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesë dhe do të jetë pa diskutim një sukses, sepse siç ndodhi me paketën e parë, interesi është i madh dhe u shterua gjithë financimi, 100%”.

Rama tha se kjo përpjekje, si shumë të tjerë të qeverisë së tij, janë arsyeja pse Partia Socialiste fiton. “Kush e nënvlerëson këtë popull bën një gabim të madh. Ne shqiptarët jemi si të tjerët kur bëjmë të gjithë si trajner futbolli, por po erdhi puna te politika, nuk na e ha qeni shkopin. Shqiptarët dinë të dallojnë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Dhe për më tepër jeta reale nuk është ajo e rrjeteve sociale”, tha kryeministri.

“Për pak vite vendi fiton pavarësinë e plotë energjetike, ngre flamurin e sovranitetit energjetik duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas dhe duke u bërë vend neto eksportues.  PS fiton jo se populli është budalla, por sepse është i drejtë dhe i jep secilit hakun”./e.t

Të fundit

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Lajme të tjera

Web TV