Raporti i kredive me probleme në Shqipëri bie në nivelin më të ulët prej 16 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një nivel të ri minimal për 16 vitet e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.48%, nga 4.6% që kishte qenë në tetor dhe 5.07% që kishte qenë në nëntor të vitit 2023. Ky raport ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.

Përveç një ecurie në përgjithësi të mirë të ekonomisë reale, ulja e raportit të kredive me probleme duket se është mbështetur edhe nga zmadhimi i portofolit total të kredisë gjatë vitit 2024. Në fund të muajit nëntor, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 824.4 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14%. Rritja vjetore e kredisë ka arritur ritmet më të larta qysh prej vitit 2009.

Megjithatë, duke patur parasysh përshpejtimin e ndjeshëm të kreditimit, ulja e raportit të kredive me probleme duket relativisht e ngadaltë dhe në linjë me tendencën e viteve të fundit. Fakti që rënia e raportit të kredive me probleme është e kufizuar, në një vit kur kredia është rritur me ritme të shpejta, në vetvete përbën një sinjal kujdesi dhe mund të rezervojë rreziqe për rritjen e kredive të këqija në ekonomi në të ardhmen.

Totali i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 39.6 miliardë lekë, nga rreth 36.6 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë, në fund të nëntorit 2023. Kjo tregon se, në vlerë absolute, kreditë e këqija janë rritur me 3 miliardë lekë ose afërsisht 8.2% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për ritmet e shpejta të rritjes së kreditimit, madje vitin e kaluar vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Shqetësimet lidhen sidomos me segmentin e kredisë për pasuri të paluajtshme, që në fakt përbën edhe shtysën kryesore për rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë. Në fund të muajit nëntor 2024, rritja vjetore e portofolit të kredisë për banesa nga individët arriti në 15.3%. Ndërsa rritja vjetore e kredisë për pasuri të paluajtshme nga bizneset u rrit edhe më shumë, me 22.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të marra së bashku, këto portofole përbejnë afërsisht gjysmën e vlerës totale të kredisë të dhënë nga sektori bankar vend./Monitor/    S,M

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV