“Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Deklarata u bë nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në selinë e PD-së.

“Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh nënkupton që, të paktën 500 mijë shqiptarë, ose më shumë, në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro.

Dhe kjo përbën ndryshim. Mos harroni se, janë 244 mijë pensionistë që marrin pensione të plota. Kurse jo të plota, marrin 246 mijë e 500 pensionistë, që marrin pensione nga ta zëmë 140 gjer në, pjesëtoje pastaj me proporcionin.

Merr fund kjo. Të gjithë këta do të marrin 200 euro. Të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike do të marrin 200 euro. Pra, me këtë shpërndarje të re, ne i japim përgjigje numërimit të kafshatës”.

Një tjetër premtim i Berishës është edhe për qytetarët me rrogë minimale, që sipas tij do të pajisen me kartën e konsumatorit. Ndërsa theksoi se rroga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro.

“Këta qytetarë me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton, rimbursimin e TVSH-së të ushqimeve bazë dhe kjo sipas llogarive të ekspertëve është e barabartë me 3 pensione.

Pra, një pensionist nuk merr më, krahasuar me këto që merr sot, nuk merr më, 12, por do të marrë 15 pensione me rikthimin që iu bëhet TVSH-së për ato që blen ushqimet bazë.

Rrogë minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro. Çdo sipërmarrës do të jetë i detyruar të paguajë rrogën minimale 500 euro. Absolutisht, jemi të gatshëm të studiojmë të gjithë pasojat, rroga minimale nuk është pa pasoja te punëdhënësi.

Por jemi të gatshëm të studiojmë të gjitha pasojat dhe të ndihmojmë bizneset në mënyrë që t’u lehtësohet aplikimi i kësaj rroge dhe asnjë qindarkë më i ulët. A është i mundur? 100%. E kam thënë, dhe do e përsëris prapë e prapë”.

Po kështu Berisha premton edhe ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, që sipas tij është i mundshëm për shkak të diversifikimit të këtij sektori.

Lexo edhe :  Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Spiropali: Miratuam ndryshime në rregullore

“Ne do të përmbysim skemën aktuale të shpërndarjes së të ardhurave. Energjinë elektrike e keni patur 77, do të zbresë në 70 për 300 kilovatët e parë.

E keni patur 60 për biznesin, prapë do të zbresë te 60. Gjatë këtyre viteve me HEC-et private, prodhimi i energjisë po shkon drejt dyfishimit të asaj që prodhonim para strategjisë sonë të ndërtimit të HEC-eve. Plus që ka burime të tjera n.q.s krijohen probleme, është TAP-i dhe mundësi të tjera”./    S.M

Të fundit

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar...

TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen...

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës...

Lajme të tjera

Web TV