“Shqipëria, destinacion që nuk duhet humbur në 2025”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa shpenzuar shumë, shkruan Erika Fameli në një artikull të botuar në revistën italiane “Volo Scontato”.

Kontinenti i Vjetër ofron një listë të gjatë destinacionesh për të zgjedhur, dhe ne ju sugjerojmë disa nga vendet që kombinojnë kulturën me peizazhet befasuese dhe me një kosto të ulët jetese.

Ndërsa turizmi masiv është i përqendruar në destinacione të profilit më të lartë, këto vende jo shumë të njohura po kthehen në pika të rëndësishme turistike duke tërhequr një numër në rritje turistësh nga e gjithë bota. Dhe në këtë listë, Shqipëria renditet e para, ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Çekia, Lituania dhe Gjeorgjia.

Këto destinacione ofrojnë tradita të lashta kulturore, kuzhinë të shijshme dhe peizazhe mahnitëse përtej imagjinatës, të cilat nuk kanë asgjë për t’u patur zili nga vendet turistike më të famshme.

Revista italiane shkruan se Shqipëria është ndër vendet më të kërkuara të momentit, e cila vitet e fundit është vizituar nga një numër i madh turistësh italianë, dhe jo vetëm, pikërisht falë çmimeve të përballueshme dhe plazheve të saj mahnitëse si nëpër kartolina.

Peizazhet malore të Shqipërisë ofrojnë gjithashtu pamje magjepsëse, vendpushime dimërore për ski dhe shtigje të mrekullueshme për ecje.

Gjithashtu, vendi i vogël evropian është i përkryer për vizitorët që duan të pushojnë, të zbulojnë kulturën magjepsëse larg turmave të turistëve në çdo atraksion, thuhet më tej në artikullin e revistës “Volo Scontato”./   S,M

Të fundit

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Lajme të tjera

Web TV