Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës.

Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’.

Ajo tha gjithashtu se temperaturat gjatë këtyre ditëve në vendin tonë kanë qenë të larta, 19-20 gradë celcius, edhe për shkak të erës që ka qenë me drejtim jugor.

“Është çështje orësh, çështje 48 orësh, që moti të ndryshojë totalisht. Këto temperatura të larta 19 apo 20 gradë celcius mbase do i shohim nga muaji shkurt ose mars, pasi në ditët në vijim presim temperatura shumë të ulëta, tepër më të ulëta se ato tipiket e dimrit.

Ditën e sotme kemi një rënie të temperaturave me të paktën 2 gradë, kryesisht në zonat veriore, një rënie më të paktë në zonat qëndrore e ato jugore. Do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare, por jo reshje. Ruhet minimumi prej 2 gradësh në zonat malore.

Do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme priten në lartësinë mbi 1500 metra. Do të kemi rrebeshe afatshkurtra herë pas here në skajin veri-perëndimor të territorit. Era me shpejtësi mesatare vijon të jetë jugore, prandaj kemi edhe temperatura kaq të larta”, tha meteorologia Porja./e.t

Të fundit

Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

Ben Andoni Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të...

FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë. Takimin e radhës Këlliçi thotë...

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar...

Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po...

Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në...

Lajme të tjera

Web TV