Amerika “qetëson” Serbinë: Sanksionet kundër Rusisë, jo ndaj jush

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara përpiqen të qetësojnë Serbinë, pas vendosjes së sanksioneve ndaj industrisë së naftës, “Nish”.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, gjatë një vizite në Beograd tha se sanksionet nuk janë të drejtuara kundër Serbisë, por kundër Rusisë. Pas një takimi me presidentin, Aleksandër Vuçiç, zyrtari nga Uashingtoni nënvizoi se e gjitha po bëhet që t’u hiqet pronësia ruse.

“Ne kemi biseduar se si të bëhet ky ndryshim në strukturën e pronësisë, nuk do të ketë pasoja për Serbinë nëse largohet nga pronësia”, tha ai. Presidenti serb pohoi se këto sanksione nuk janë kundër Serbisë dhe se ishte ngushëlluar paksa me faktin se pasojat nuk do të jenë të rënda. Vuçiç konfirmoi dhe nisjen e një dialogu strategjik me SHBA-të.

“Nuk është diçka që ka gjasa të zgjidhë dialogun, as të zgjidhë të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet, veçanërisht në lidhje me Kosovën, por hap mundësi domethënëse dhe të mëdha për të gjitha qeveritë e ardhshme në Serbi dhe të gjitha administratat e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh mes tjerash presidenti serb. /e.t

Të fundit

Video/Qytetari spektakël me parashutë në liqenin me dallgë dhe erë të fortë të Pogradecit

Një qytetar ka dhuruar spektakël me parashutë në Liqenin e Pogradecit, duke sfiduar motin e ftohtë. Ilirjan Tasellari shihet...

Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e...

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pasi të NDALOHET

TikTok bëri një përpjekje të fundit në Gjykatën Supreme që synonte të ndalonte bllokimin e aplikacionit që do të hynte në fuqi brenda disa...

Kryeministri sot në Romë për prezantimin e ‘Giro d’Italia’

Kryeministri Rama do të vizitojë sot Romën me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’. Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë...

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor në Korenë e...

Lajme të tjera

Web TV