Rama: Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të përfshijnë qytetin. Kryeministri u shpreh se tashmë me nënshkrimin e marrëveshjes për rijetëzimin e Kalasë së qytetit, pritet që të ketë edhe një numër më të lartë turistësh.

“Janë realizuar vepra që flasin vetë. Me projektin e Kalasë, duhet thënë që Kalaja ka një histori dhe një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe shumë elementë të tjerë. Nëse do arrijmë të bëjmë në kohën dhe mënyrën e duhur një projekt të tillë do të kemi absolutisht, të mrekullueshëm. Besoj që duke shfrytëzuar të gjithë komponentët e fshehur që ka kalaja do të arrijmë të kemi një numër të lartë të vizitorëve dhe kjo do të bëjë që vlera e pronës, vlera e shtëpive të rritet. Në harmoni edhe me zhvillimin që vazhdon për automotoparkun. Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol. Durrësi, Dibra dhe Elbasani janë tre degëzime të natyrshme të metropolit të Tiranës. Me këta komponentë, besoj që të gjithë ata që jetojnë në Elbasan, do të jenë jo vetëm nga distanca, por edhe nga integrimi ekonomik, shumë më mirë. Ndërsa për automotoparku, për pak ditë do të jemi në Romë për prezantimin zyrtar, më gjerë për pjesëmarrjen e Shqipërisë, dhe kjo do të na sjellë në rastin e xhiros sytë e 200 vendeve, në tre ditë, në tre zona të ndryshme, Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Nga 200 televizione të botës, do të shihet Shqipëria turistike. Ndërkohë automotoparku do të funksionojë si një pikë e shumë shërbimeve”, tha ndër të tjera Rama./K.K

Të fundit

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles....

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Lajme të tjera

Web TV