Rrëzimi i avionit korean, thellohet misteri: Kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan çdo regjistrim 4 minuta përpara se ai të bënte një ulje emergjente e të shpërthente në pistë.

Zyrtarët që po hetojnë aksidentin më vdekjeprurës të aviacionit prej pothuajse tre dekadash në këtë vend, kishin shpresuar që informacionet e përftuara nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe ai i zërit në kabinë do të hidhnin dritë mbi arsyet përse fluturimi 7C 2216 i kompanisë Jeju Air, i nisur nga Bangkoku, u gjend në vështirësi duke bërë një zbritje të vështirë e duke shpërthyer në fund në një lëmsh flakësh pas përplajes me një mur në fund të pistës së fluturimit.

Fatkeqësitë i mbijetuan vetëm dy persona. Ministria koreano-jugore e transportit njoftoi megjithate se kutitë e zeza kanë reshtuar së funksionuari rreth katër minuta përpara rrëzimit. Në deklaratën e saj theksohet se është e paqartë përse pajisjet ndaluan papritur regjistrimin, e thuhet se do të vazhdojë puna për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë. Hetuesit fillimisht u përqëndruan tek mundësia e përplasjes me një tufë zogjsh si arsyeja përse piloti humbi kontrollin e avionit. Por ndërkohë mbetet ende e paqartë se përse nuk aktivizuan rrotat e uljes së avionit. Piloti kishte dërguar një sinal alarmi pak përpara se avioni të dilte nga pista./K.K

Të fundit

Los Anxhelos/ Shkon në 25 numri i viktimave, mijëra shtëpi të shkatërruara

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë...

Gjykata Evropiane e Audituesve në alarm për ndotjen urbane, kërcënim i madh mjedisor

Qytetet evropiane janë shumë të zhurmshme dhe ndotja e ajrit mbetet një kërcënim i madh mjedisor për shëndetin në BE, paralajmëron Gjykata Evropiane e...

Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje

Vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, kemi zhvillime të çuditshme në radhët e PD dhe të vetë opozitës...

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Lajme të tjera

Web TV