Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në terren nga virozat është shqetësuese.

Ajo sugjeroi që të sëmurët mos të pinë shumë ilaçe për pak orë, kur nuk paraqesin gjendje të rënduar. Mjekja dha edhe detaje të tjera në lidhje me virozat që po qarkullojnë.

Mjekja Valbona Shahinaj: Jemi në situatë viroze, normalisht është dimër. Është stina që janë më të shprehura e më të dukshme. Edhe në verë ka pasur, por në dimër është më tipike. Në qarkullim ka shumë viroza dhe shpesh ngjiten. Edhe kjo që kemi tani është virozë e bashkëngjitur, janë disa lloje që bashkërendojnë me njëra-tjetrën. Viroza më e shprehur është njëra, që është me temperaturë disi të lartë. Është rezistente si temperaturë dhe iu reziston edhe ilaçeve, e ndaj do presim. Një temperaturë që zbret menjëherë nuk është mirë, por duhet të zbresë gradualisht.

Paracetamoli e ka efektin zakonisht pas 1 ore. Nuk mund të pimë dy ilaçe brenda orësh, sepse do ishte mbidozë. Në momentin e parë duket sikur ia ul temperaturën, por mund të shkaktojë hipertermi. Nëse i kemi dhënë ilaçin me dozën e duhur, duhen së paku 2 orë të kalojë që të merret ilaç tjetër. Sigurisht, që varet edhe nga temperatura e trupit, nëse është mbi 40 mund të veprohet disi më ndryshe. Viroza ka shenja si rrufa, skuqja e syve, teshtimat, dhimbje fyti ose dhimbje të pjesës së veshëve. Viroza u përhap para se të niste shkolla dhe nisja e shkollës bëri që të përhapet më tepër. Do sugjeroja prindërit, që nëse kanë temperaturë të lartë, mos të çojnë fëmijët në shkollë. Edhe të rriturit, nëse janë të sëmurë, duhet të mos shkojnë në punë, sepse ka pasur raste që gjendja është rënduar. Duhet menduar dhe për të tjerët, sepse virozat përhapen edhe tek kolegët. Edhe vjet kemi pasur shtrirje. Ka pasur raste deri në bronkopneunomi./kb

Të fundit

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles....

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Lajme të tjera

Web TV