Berisha debat me Ramën ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Dy ditë më parë nga Lezha, Sali Berisha deklaroi se “e pres në debat publik Edi Ramën, nëse ja mban”. Vetëm kaq do të mjaftonte, që kryeministri vendit Edi Rama,  ti thoshte “JO” një debati me një ish-kryeminister që u largua me mbi 1 milion vota nga shqiptaret, nga skandalet dhe fajet e rënda që kishte dhe ka mbi supe. Të mendosh dhe vendosësh të bësh një debat publik me ish-kryemintrin e shpallur nga SHBA  dhe Anglia “non-grata”, apo me kryetarin e një partie në ikje e sipër, do të thotë ka ulësh “stekën” në tokë. Dhe nuk ja vlen. Debati publik  gjithmonë është i shëndetshëm, kur ai bëhet mes dy politikanëve të pranueshëm, që shpalosin mes tyre programe dhe alternativa  qeverisëse, por jo kur njëra palë gjendet nën hetim dhe gjykim nga drejtësia. Berisha (dhe berishët) kërkon të krahasojë vehten me rastin Trump. Asnjë lidhje nuk shoh mes tyre, aq më keq kur thotë se “unë do të triumfoj si Trump, ai president i SHBA, dhe unë kryeministër i Shqiperisë”. Të bësh lidhje mes fatit politik të Trump, dhe  fartit politik të Berishës, është qesharake, minore, dhe idioteske. Ata që çdo ditë ekraneve na mbajnë recitime të tilla, thjesht bajatosin dhe diskreditojnë vehten, për një grusht parash. Debati publik mes Berishës dhe Ramës, do të ishte fundi i sigurtë i Partisë Demokratike, pasi fati i Berishës dihet. Të debatosh me kryeministrin e rrugëve, qyteteve, fshatrave, autostradave, investimeve, me kryeministrin e integrimit dhe nxjerrjes së vendit nga moçali  30 vjeçar, të debatosh me njeriun që ka renditur Shqipërinë në 10 destinacionet më të vizitueshme nga turistët në botë, duke patur dyert e BE të hapura për çdo sygjerim, kërkesë apo ankesë, me njeriun që ka “çelnikosur” marrëdhëniet me SHBA, do të thotë të jesh i rroitur. E ç’debat mund të bëjë Berisha me Ramës ?  Mbi çfarë  temash do të flasin ata, për të shkuarën, apo për të ardhmen ? Natyrisht  Berisha do të shkojë në debat me dosjet e Belindit, por ky pastaj nuk është debat. Një përballje mes dy politikanëve që pretendojnë pushtetin, duhet të fokusohet jo në tema prokurorësh dhe gjyqtarësh, apo në molloisje kafanesh. Ato janë punët e drejtësisë. Në debate të tilla, bëhen bilancet e punëve të kryera dhe të pakryera, e premtimeve të mbajtura dhe të pambajtura, duke mos harruar vlerësimet e sondazheve nga populli. Edi Rama, ka me çfarë të mburret, megjithëse ai nuk e ka bërë kurrë këtë, por Berisha me çfarë do të krenohet ? Me shkatërrimin e partisë, ekonomisë, me largimet e demokratëve nga partia, me shkatërrimet  dhe zjarrin mbi institucionet, me ulurimat e protestuesve mes Tiranës dhe molotovët, apo me thirrjet  ndaj BE “mos hapni negociatat me Shqipërinë”. Natyrisht, askush nuk i dëgjon as thirrjet dhe as sharjet e liderit historik, apo dhe shtabit të tij ushtarak. Por e vërteta është se, debate të tilla janë “oksigjeni” i fushatave elektorale, por ku ja vlen, dhe kur e di se, gjithçka do të transmetojë tek qytetari respektin, dhe vlerësimin për votën e tij./    S,M

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV