Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në shkozë, iu përmbyt banesa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e qetë, ndërsa probleme ka pasur Qafën e Murrizit, që është ende i pakalueshëm.

Po ashtu, në Qafën e Murrizit 3 persona kishin mbetur të bllokuar në makinë nga reshjet e dendura të dëborës. Ata janë nxjerrë nga autoritetet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Situata është me e qetë, dje kemi pasur probleme në qarkun e Tiranës, sidomos në Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur probleme në rrugë te Qafa e Murrizit, tuneli Rrugës së Elbasanit, rrëshqitje dherash në disa zona, evakuim banese në Shkozë, dhe gati 14 raste të rënieve të pemës dhe shtyllave elektrike.

Kemi pasur një rast specifik në hyrje të tunelit së Murrizit me 3 persona të bllokuar. Sot në mëngjes kemi bërë të mundur që tre pasagjerët që ishin në automjet të nxirren me një automjet të kompanisë së mirëmbajtjes. Janë në gjendje të mirë shëndetësore, u është dhënë trajtimi i duhur mjekësor”, tha Qendro.

Qendro po asjhtu thotë se një familje është evakuuar në Shkozë pas përmbytjes së banesës.

“Ndërkohë që po vazhdon puna nga të gjitha ekipet e Emergjencave dhe Bashkisë Tiranë, për ta normalizuar situatën kudo ku kemi pasur probleme, na është dashur që një banesë të evakuohej. Po punojmë për kthimin në gjendje normale të saj”, vijoi ai.

Kemi vetëm në Shëngjergj dhe Baldushk, dy raste të rënies së shtyllave. Njëra është rregulluar dhe tjetra po punohet për ta vënë në funksion, s’kemi pasur rasti të shkëputje të energjisë, në Shëngjergj dhe zonën e Dajtit kemi pasur në orët e vona të mbrëmjes reshej dëbore, por ekipet kanë qenë në terren. Trafiku është normalizuar, të gjitha shërbimet bazike të qytetarëve ne këto zona kryhen në mënyrë normale”, tha Qendro./E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV