Ngricat në vend/ Përgjegjësja e ARRSH: Në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend.

Në një lidhje për “Money Report”, ajo u shpreh se kjo e hënë paraqitet më e qetë se dita e dielë, e cila ishte e ngarkuar me reshje dëbore.

“Situata ditën e sotme paraqitet e qetë, pas asaj ditës së djeshme që ishte e ngarkuar me reshje dëbore, kryesisht në zonën veriore, por në orët e pasdites kapën edhe zonat juglindore. Aktualisht, akset janë ta hapura dhe në terren qarkullojnë rreth 380 borëpastruese, si dhe 850 forca manovratorë, shoferë dhe të gjithë janë në gadishmëri. Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura”.

Sipas Hasanit, në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit në zonat juglindore.

“Ka pasur dhe problematika që lidhen kryesisht nga përdoruesit e rrugës që lëvizin pa mjetet e duhura si zinxhir, se fillon emergjenca dimërore në 15 dhjetor deri më 31 mars.

Sot nuk kemi asnjë aks në vështirësi, por në orët e pasdites kemi marrë një njoftim se do të kemi vështirësi nga ora 14 deri 18 në në zonën juglindore, nga Elbasani deri në Qafë Thanë që do vijojnë të merren masa. Veriu është stabilizuar”./kb

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV