Përvjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Hoxha: Lufta kundër korrupsionit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se në 112-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, 112 përkon me numrin e emergjencave, një numër që ndodh vetëm një herë.

Ai ka thënë se kjo ditë është e shënuar për historinë e popullit shqiptar, pasi shumë nga forcat blu kanë dhënë dhe jetën për shtetin shqiptar.

Sipas ministrit, lufta kundër korrupsionit është një sfidë për ta dhe do të vijojnë ta rrisin besimin e qytetarëve.

“13 janari mbetet një ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar. Kjo trupë ka përballuar detyrat të vështira, bashkë me arritjet ndër vite, ajo na sjell përpjekjet tona dhe barrën e rëndë që i është dashur të mbajë mbi supe. Natyrshëm ne dalim në përfundimin, se një punë nuk mund të realizohet pa mund. Kam nderin të përmend emrin e çdo punonjësi të rënë në krye të detyrës. Emrat  e tyre të skalitur në këtë memorial dëshmojnë tributin që ka paguar shteti shqiptar në këto vite.

Në këto ditë të para të vitit 2025 bashkë me urimet për të gjjithë ju, dëshiroj të përcjellë një mesazh me shumë përgjegjësi. Është e vërtetë që ky përvjetor përkon me numrin unik të emergjencave që ne kemi 112, prandaj ky simbol mund të ndodh vetëm një herë. Edhe lutem që ta konsiderojnë këtë numër si një barrë që duhet kapërcyer.

Megjithatë unë kam besim te strukturat e policisë së shtetit, me ndryshimet e strukturave, synimet tona për rezultatet duhet të jenë të legjitimuar. Procesi i ndryshimit të strukturave drejtuese meriton jo vetëm meritokraci, por te drejtuesit e ri shoh gjithçka që do të udhëhiqet me vendosmëri. Lufta kundër korrupsionit është sfidë për ne.

Lexo edhe :  100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

Reformat e ndërrmarra janë zhvilluar për të rritur besimin te institucionet tona. Më shumë pret shoqëria nga ne, duke na besuar dhe duke nga ngritur nivelin me ndërkombëtarët.

Përmirësi i shërbimeve është një tjetër kërkesë që duhet të merret parasysh nga ju. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara. Në mbyllje dua t’ju them në këtë rrugëtim policia e shtetit nuk do të jetë vetëm, por do të ketë mbështetje dhe nga ministria. Së fundmi, kemi miratuar programin për zero përqind interes ndaj kredive.

Duke e mbyllur dëshiroj ti uroj çdo punonjësi të policisë së shtetit 112 vjetorin e policisë së shtetit”, tha Hoxha./kb

Të fundit

Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat… horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten pjesa e parë e ditës është më e mirë se e dyta. Këtë mbrëmje dhe...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Lajme të tjera

Web TV