Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen pozitiv largimin e te rinjve nga Shqipëria.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se shqiptarët nuk po largohen për shkak të ekonomisë apo të kushteve të punës, por u shpreh e bindur se të rinjtë po largohen nga Shqipëria, për një shkollim më të mirë.

Më tej deputetja socialiste tha se arsyen se shqiptarët emigrojnë për t’u shkolluar, ia kanë dhënë ‘ekspertë dhe demografë’.

Çështja e lëvizjes së njerëz nuk është një çështje e re dhe nuk është një çështje që lidhet me pushtetin e Partisë Socialiste. Fenomeni i largimit nga Shqipëria nuk ka filluar në vitin 2013. Unë jam pjesë e një grupi parlamentar që quhet grupi për popullsinë dhe zhvillim. Kam dëgjuar ekspertë dhe demografë për të kuptuar dhe arsyet e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Censi ishte një rast shumë i mirë për të kuptuar se cilat janë arsyet e lëvizjes së shqiptarëve.

Në fakt, ajo lëvizje e shqiptarëve po ndodh për një shkollim më të mirë dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse nuk po lëvizin për shkak të ekonomisë më shumë sesa për një shkollim më të mirë. Kjo është arsyeja që na ofrojnë ata që njohin perspektivat e lëvizjes migratore”, tha Felaj./    S,M

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV