Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6 përqind në vit.

Specialisti i përfitimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Riza Ashimi, u shpreh se, ky muaj është një periudhë e mirë për të përfituar nga kjo hapësirë, edhe për të siguruar periudha kontributive, por edhe për të përfituar nga ulja prej 6 përqind në pagesë.

“Do të vijojë që sigurimi vullnetar të jetë në masë 21. 6 përqind të pagës minimale prej 40 mijë lekë. I vetmi ndryshim për këtë vit është se të gjithë personat që paguajnë kontribut të sigurimit vullnetar brenda muajit janar dhe mbulojnë periudha kontributive për gjithë vitin 2025 do të kenë një zbritje prej 6 përqind në vit.

Ndërsa për çdo pagesë kontributi që do të paguajnë çdo muaj do të kenë zbritje ose 0.5 përqind për çdo muaj”, tha Ashimi. Sigurimi vullnetar mbulon 3 fusha, atë për vitin aktual, për periudhën e kaluar si dhe sigurimin për më shumë të ardhura. Gjatë vitit të kaluar në këtë skemë sigurimi janë përfshirë gati 300 persona në qarkun e Korçës./    S,M

Të fundit

Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Santorini vijon të mbetet “nën pushtetin” e tërmeteve. Vendi prej javësh është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Mëngjesin e sotëm...

Marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit/ Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Madrit, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë historia e Romës së lashtë....

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Lajme të tjera

Web TV