Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Tirana, është e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për studentët dhe për të moshuarit. “Ne funksionojmë si një familje.

Në një familje themi, po të jenë mirë fëmijët, ne mirë jemi. Kjo ka qenë motoja e familjeve tona, edhe në ato kushtet e vështira të asaj kohe. E njëjta gjë për gjyshërit tanë: e çojmë vëmendjen tek ata se e dimë që sëmuren më kollaj.

Në qoftë se në familjen tonë të vogël mendojmë kështu për më të vegjlit dhe për më të moshuarit, që janë më vulnerabël, në një familje të madhe si Tirana duhet menduar po kështu. Kjo është arsyeja përse sot jemi i vetmi qytet, edhe e them me shumë krenari këtë, që kemi bërë transportin falas për studentët; jo vetëm kaq, por studentëve me Kartën e Studentit, u paguajmë edhe gjysmën e tarifës së konvikteve.

Ndërkohë, nuk është se konviktet janë amortizuar dhe vlejnë gjysmë më pak, përkundrazi, konviktet janë bërë më të mira dhe çmimi ka rënë. Besoj se kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, tha Veliaj./     S,M

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV