Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e tij, ku shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar në Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nëse do të krijoheshin hapësirat e nevojshme.

Kjo deklaratë është parë si një largim i hapur nga rradhët e opozitës dhe si një afrim i tij drejt Rilindjes, çka ka nxitur reagime të ashpra, veçanërisht nga figura të Partisë së Lirisë. Kur u pyet nëse ishte i hapur për të kaluar në PS, Braimllari tha: “Nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme unë do të jap kontributin tim si i majtë që jam.”

Kjo përgjigje u interpretua si një mesazh i qartë për ndryshimin e tij të kahut politik, duke sjellë një stuhi akuzash dhe kundërpërgjigjesh nga kampi opozitar. Zëdhënësja e ish-presidentit Ilir Meta, Jasmira Memelli, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke e sulmuar personalisht Braimllarin dhe duke e akuzuar për tradhti dhe korrupsion.

Në një postim të gjatë, ajo e quajti atë një “sufllaqexhi” të përdorur nga Rilindja dhe i akuzoi për veprime të paligjshme dhe përfshirje në aktivitete korruptive. Sipas Memellit, Braimllari ka qenë i përjashtuar prej një viti e gjysmë nga strukturat e Partisë së Lirisë për shkak të “firmave të tij të paligjshme dhe të pamoralshme,” duke shtuar se ai është “marrë peng nga SPAK” së bashku me disa prej të afërmve të tij.

Memelli nuk kurseu akuzat personale, duke thënë: “Nga një besnik i jashtëzakonshëm i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar në një diversionist të ndyrë të regjimit, që punon kundër Partisë së Lirisë. Ai është një shembull i turpshëm i asaj që do të thotë të përdorësh politikën për interesa personale.” Ajo e mbylli reagimin me një thirrje për Braimllarin që të dorëzojë mandatin e këshilltarit bashkiak dhe të japë sqarime për financat e mbetura pezull në Partinë e Lirisë.

Lexo edhe :  "Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Në reagimin e tij, Braimllari refuzoi të përfshihej në polemika personale, duke theksuar se është i fokusuar në të ardhmen dhe në një model të ri politik të bazuar te pozitiviteti dhe paqja. Ai tha: “Nuk kam asnjë koment për reagimet e tyre dhe nuk dua të merrem me të shkuarën. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të transmetojmë një model pozitiv dhe jo gjuhë urrejtjeje.

Angazhimi im politik është në shërbim të qytetarëve dhe jo për të mbajtur gjallë konfliktet personale.” Braimllari gjithashtu nënvizoi se deklaratat e tij për të kontribuar në Partinë Socialiste reflektojnë një periudhë reflektimi dhe ridimensionimi të rolit të tij në politikë.

Ai tha se për më shumë se një vit nuk ka qenë i angazhuar politikisht dhe se dëshiron të sjellë një qasje të re në politikën shqiptare, larg konfliktit dhe përçarjeve.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV