Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë,makinat kanë ngelur në radhë të bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë.

Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës, duke krijuar një radhë të madhe të automjeteve për të kaluar.

Është hera e dytë brenda 10 ditëve që kjo rrugë bllokohet për të njëjtën arsye.

Vendi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave, ndërsa s’është kryer asnjë punim mbrojtës.

“Me fillimin e shirave dhe ngricave, këtu ka gjithmonë rrëzime gurësh dhe dherash nga mali. Rruga është bllokuar shumë herë në vite”, shprehen shoferët që frekuentojnë shpesh këtë rrugë./K.K

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV