Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special që do të ndjekin sportistët në një nga eventet më të rëndësishme sportive.

Gara e njohur me një traditë mbi 100-vjeçare ka përzgjedhur vendin tonë si destinacion për nisjen e saj në vitin 2025. Çiklistët më të mirë të botës do të pedalojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në tre etapat e para  dhe do të ndiqen nga qindra milionë teleshikues në një transmetim në mbi 200 televizione të botës.

Tre etapat e para të  ‘Giro D’Italia’ do zhvillohen nga data  9 deri në 11 maji 2025. Ditën e parë distanca që çiklistët do të përshkojnë është 164 kilometra. Nisja do bëhet në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas kthimi në Tiranë.

Në ditën e dytë, forca duhet të jetë dhe më e madhe pasi është gara kronometër me një gjatësi prej 13.7 kilometra. Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Nga sheshi “Skënderbej” do të përshkohen rrugët kryesore të qytetit. Gjithçka do të kulmojë me ditën e tretë ku sportistët do të kenë mundësi të shijojnë peizazhet mahnitëse të qytetit të Vlorës dhe jo vetëm. Në 11 maj, çiklistët nisen nga Vlora dhe do te pedalojnë një pjesë të madhe të bregdetit të jugut për t’u drejtuar më pas Qafës së Llogarasë, Orikum dhe fundi po në Vlorë.

Ky edicion përfshin gjithçka: dy kronometra individuale, gjashtë etapa për sprinterët, tetë etapa në male me lartësi të mesme dhe pesë në male të larta ndërsa  finalja e madhe do të jetë në Romë më 1 qershor./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV