Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të dhënat tregojnë një ulje të konsiderueshme të eksporteve për shkak të rënies së monedhes së përbashkt europiane.

“Scan Intel” më herët ka analizuar të dhënat mbi llojin dhe gjeografinë e produkteve që Shqipëria blen nga jashtë vendit. Por cilat janë produktet kryesore që tregton vendi ynë jashtë?

Sipas të dhënave, gjatë periudhës njëmbëdhjetëmujore, eksportet totale të Shqipërisë u dominuan nga disa kategori kryesore si lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit, vlera e të cilave arriti në 41.5 miliardë lekë ose 35.8% më pak krahasuar me vitin 2023. Kapitulli i dytë dhe i tretë me vlerën më të lartë të eksporteve përgjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2024 janë veshjet e këmbëve dhe këpucët, pasuar nga artikuj të veshjeve plotësuese.

Këto vlera arritën në 41.3 miliardë lekë duke reflektuar një ulje vjetore me 20.3% dhe 32.5 mld lekë për veshjet plotësuese. Kjo pasqyron dëmin e madh që solli rënia e euros tek eksportuesit dhe sidomos goditjen për industrinë fasone. Ndër 10-të kapitujt kryesorë që regjistrojnë edhe vlerën më të lartë, rënien më të madhe e shënojnë lëndët djegëse, giza dhe çeliku dhe artikuj të veshjeve.

Më rritje vjetore vlerësohen xeherorët dhe artikujt prej gize dhe çeliku.

Por çfarë tjetër eksporton Shqipëria? Ndër artikujt më kryesorë gjejmë makineritë dhe pajisjet elektrike, xeherorët dhe zgjyrat, zarzavatet e ngrenshme, aluminin dhe artikujt prej tij.

Sa i përket gjeografisë së eksporteve për artikullin kryesor që eksportojmë, pra lëndët djegëse, të dhënat flasin për partnerë si Italia, Spanja, Gjermania, Kosova dhe Maqedonia e Veriut./K.K

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV