E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti,” ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin që kishte qarkulluar në media pak më parë. Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parashikon tre faza dhe garantët do të jenë Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara. Armëpushimi në Gaza do të hyjë në fuqi menjëherë, kanë bërë të ditur burime të Shtëpisë së Bardhë, të cituara nga New York Times.

Faza e parë

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, parashikohet një fazë fillestare prej gjashtë javësh që përfshin tërheqjen graduale të forcave izraelite nga qendra e Gazës dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Rripit. Rreth 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rrip dhe 300 në veri.

Hamas do të lirojë 33 pengje izraelite, duke përfshirë të gjitha gratë (ushtare dhe civile), fëmijët dhe burrat mbi 50 vjeç. Fillimisht do të lirohen gratë dhe ata nën 19 vjeç, më pas burrat mbi 50 vjeç, dhe në fund do të dorëzohen trupat e pengjeve të vdekur. Lirimi do të ndodhë brenda një periudhe prej gjashtë javësh: të paktën tre pengje çdo javë. Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë për çdo peng civil dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare izraelite. Numri total mund të variojë nga 990 deri në 1,650.

Faza e dytë

Negociatat për fazën e dytë do të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë. Pritet që të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, duke përfshirë ushtarët, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite.

Lexo edhe :  Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Faza e tretë

Faza e tretë pritet të përfshijë kthimin e të gjithë trupave të mbetur të pengjeve dhe fillimin e rindërtimit në Gaza, nën mbikëqyrjen e Egjiptit, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara.

Palestinezët, shtetet arabe dhe Izraeli ende duhet të bien dakord për një vizion për periudhën pas luftës në Gaza, një sfidë që përfshin garancitë e sigurisë për Izraelin dhe miliarda dollarë investime për rindërtim. Një pyetje pa përgjigje mbetet se kush do të administrojë Gazën pas luftës. Izraeli ka refuzuar çdo përfshirje të Hamasit, i cili qeveris Gazën që nga viti 2007, por gjithashtu ka kundërshtuar pothuajse në të njëjtën masë Autoritetin Palestinez, organin e krijuar me marrëveshjet e përkohshme të paqes të Oslos tre dekada më parë, i cili ka një fuqi të kufizuar qeverisëse në Bregun Perëndimor./e.t

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV