Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane. Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai.

Duke theksuar se PS nuk dorëzohet kurrë përballë forcave të liga, që nuk kanë bërë asnjë punë. “Asnjëherë nuk dorëzohemi! Kurrë, kurrë kurrë! Forcat e liga mund të bëhen bashkë, njerëzit që s’kanë prekur punë me dorë mund të llomotisin sa të duan, parti të reja me ide të vjetra mund të ketë sa të duash, në fletën e votimit lista është pa fund, por ka vetëm një forcë që kurrë, kurrë, kurrë nuk e ka tradhtuar Shqipërinë, kurrë nuk e ka tradhtuar rininë, kurrë nuk i ka lënë pas dore pensionistët, kurrë nuk e ka zhgënjyer besimin e njerëzve, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri: Kjo është familja jonë, është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, skuadra jonë kombëtare”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi politik i PS në Tiranë shtoi se nuk ka asgjë që e ndalon PS-në për të arritur një superfitore në 11 maj. Ai u kërkoi aktivistëve socialistë që të punojnë këto 100 ditë nga data e zgjedhjeve për të arritur fitoren. Veliaj kujtoi edhe periudhën kur ishte Sekretar i Emigracionit në PS në vitet 2009-2011, duke e quajtur atë një arritje të jashtëzakonshme. “Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash. Kjo ka qenë Tirna para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai./k.k

Lexo edhe :  Rama për “El Mundo”: Një politikë e përbashkët evropiane e migracionit do të parandalonte

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV