Erion Braçe nga Divjaka drejt “Stalingradit” socialist, Njësisë 5 Tiranë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatori socialistëve deputeti Erion Braçe, i cili mbikëqyr aktivitetin partiak të PS në Divjakë në qarkun e Fierit që drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, me gjasë do të zhvendoset gjatë kësaj fushate elektorale në Tiranë.

Brenda PS ka nisur të qarkullojnë informacione se Erion Brace mund të vijë si një forcë shtesë në formacionin e skuadrës së Tiranës.

Nuk përjashtohet mundësia edhe e vajtjes së tij në Berat atje ku edhe nisi karrierën politike.

Burime nga PS thanë për Top Channel se “nëse Rama do të vendosë të t’i besojë Erion Braçes Njësinë 5 e njohur si “Stalingradi” socialistëve në kryeqytet atëherë mund të kemi çuarjen e Anila Denajt për tu kujdesur për zonën e Farkës”.

Aktualisht Njësia 5 është nën kujdestarinë e ministres së Bujqësisë.  Vetë Erion Brace ditët e fundit nuk ka bërë asnjë koment për një lëvizje të mundshme nga Divjaka.

Por gjatë ditëve të fundit ka nisur të publikojë foto nga e shkuara me aktivistë të PS kur ai shkoi për herë të parë në Divjaka.

Mbase në formë falënderimi për bashkëpunimin me ta apo për të çuar mesazhin se gjithë këto vite kanë qene vite punë në Divjakë në fuqizimin e strukturave të PS./K.K

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV