Kurioziteti po vazhdon, turizmi gjatë vitit 2025 në kërkim të një rekordi të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri pritet të vijnë më shumë turistë të huaj këta 12 muaj. Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e vendeve të suksesshme, vendi ndërkohë po ndryshon qasje në drejtim të turizmit, duke synuar më tepër para se sa numra të huajsh.

Herida Duro, Drejtore e Zhvillimit të Turizmit në MTM, shprehet për A2: “Ajo që në fakt do të vijojë të duam sërish është që të kemi një sezon ose një turizëm gjithëvjetor, i diversifikuar në ofertë. I shtrirë në territor, në kohë dhe mbi të gjitha i vlerësuar dhe i ofruar një standard e profesionalizëm të qëndrueshëm për infrastrukturën turistike.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vitin e shkuar vendin e vizituan 11,7 milionë pushues të huaj nga 10,1 milionë të tillë në 2023-shin. Rritja përllogaritet me 1,6 milionë apo 15,8%. E njëjta pritet të ndodhë edhe këtë vit.

“Ne synojmë të jemi në krye të Barometrit të “UN Tourism”, ashtu siç kemi qenë të vlerësuar vitet e fundit për shkallën më të lartë të rritjes”, shtoi Duro për A2.

Me gjithë përpjekjet shoqëruar nga paralajmërime për gjoba të majme, as vitin e shkuar shteti nuk arriti të merrte “atë që i takonte”. Kjo për shkak të informalitetit në sektor. Lufta ndaj mosdeklarimit, veçanërisht në sektorin e akomodimit, është një tjetër shtyllë e rëndësishme në strategjinë e këtij viti të zhvillimit të turizmit: “Paralelisht po plotësohet një kuadër i gjerë rregullator i cili prek jo vetëm Ministrinë e Turizmit, por një sërë institucionesh qendrore dhe vendore. Marrim shkas nga disa ndryshime që po ndodhin në shkallën e zënies së hoteleve apo certifikimin edhe të strukturave të tjera akomoduese apo restoranteve”.

Gjatë këtyre 12 muajve, numri total i net-qëndrimeve në hotele, bujtina dhe apartamente me qira ditore pritet të arrijë në mbi 70 milionë nga më pak se 29 milionë që ka qenë mesatarisht vitet e fundit./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV