Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë së futbollit ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës Sabah Bizi. Shembull frymëzimi, kështu shprehet Xhaferi për ish-futbollistin kampion të Vllaznisë dhe Kombëtares i cili mbylli sytë këtë të enjte në moshën 77-vjeçare.

“Lamtumirë “Nderi i Kombit” Sabah Bizi! Legjenda e Vllaznisë tonë dhe e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Një shembull frymëzues për të gjithë brezat duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. FItues i titujve kampionë dhe kupave, ku debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç. Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermanine.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur. I perjetshem qoftë kujtimi yt Mjeshtër”, shkruan Xhaferi./K.K

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV